‘O nale qat tupan se s’ka mem lanë me fol’, përkrahësit nuk e lejojnë Limajn të mbajë fjalim, ai tallet me LV-në
26 janar 2025
| 15:35
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk është lejuar të mbajë fjalimin në tubimin masiv në Malishevë.
Pjesëmarrësit gjithë kohës kanë thirrur emrin e tij në Malishevë.
“O nale qat tupan, se s’ka mem lan me fol. Lemni t’i foli nja dy fjalë o burra”, ka thënë Limaj.
Limaj ka ironizuar me tubimin e djeshëm të Vetëvendosjes në Malishevë.
“Niva që keni pas dje vizitorë prej krejt Kosovës”, ka thënë ai.