‘O njerëz të poshtër’, Zemaj flet për hajninë me ilaçe, ka një mesazh për disa që po i çojnë ndërmjetësues
28 mars 2024
| 12:52
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka mbajtur një fjalim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka folur për disa dallavere me tenderë për ilaçe. Sipas tij, posa e dërgoi kërkesën, filloi të pranonte telefonata nga disa ndërmjetësues.
Zemaj i ka quajtur të poshtër ata që manipulojnë me tenderë të barnave.
“O njerëz të poshtër, mos më çoni mesazhe. Keni me dalë para ligjit. Qofshi në partinë time, apo partitë e tjera. Keni vjedhë me barna, do të dilni para drejtësisë”, ka thënë Zemaj.