‘O poplli i Albin Kurtit a po mun e bani hiq’ – Syla: CIA ju rrehi shuplaka, Evropa e Biden sanksione, Macron 12 Rafale ia nënshkrujti Vucic
Gazetari Valon Syla nuk u kujdes aspak që të zbusë batutat në ironinë e tij me dështimet rresht të qeverisë Kurti në diplomaci e izolim të vendit pas sinjaleve varg që po na e bëjnë me dije, transmeton Gazeta Metro.
Syla e shtroi në llogarinë e tij thjeshtë dhe qartë pyetjen për simpatizantët e VV’së se edhe sa do të durojnë pasi s’mund të mos i vërejnë këto sinjale që po na i dhënë.
“CIA ju rrehi shuplaka. Evropa, Gjermania e Bideni sankcione. Macroni ja u rrasi. Tha fajin e kanë Qeveria e Kosovës për gjendjen në Veri, edhe ja nënshkrujti 11 aeroplana ushtarak Vucicit.”
Qasja antagoniste e qeverisë po iu shpaguhet me ndëshkim të tillë diplomatik që s’mund të fshihet pas propagandës shkruan Syla pasi lajmeve se ujdia për shitjen e 12 Dassault Rafale aeroplanëve luftarak Serbisë, një sinjal ky mjaft domethënës.
“Ku i keni tabllat e kerrit qitash, urat, kupaće diplomacinë e Ujmanit, benzinska pumpa diplomacinë edhe shkaterrimin e billbordave. Po ku jeni o populli i Albin Kurtit. A po muj e bani hiq?”
Më tutje theksoi edhe hipokrizinë e sharjes së KFOR në opinion publik nga eksponentë e militantë ndërsa kur vjen kriza e momenti mbështeten pikërisht tek ta.
“A doni me thirrë KFOR’in me ja shkymë zjermin maleve, kur ju vjen voja, kështu se spe ngoni?”.