O ZOT TË TË THËM, NJË FJALË TË DLIRË
Nga: Ajet Shala
Sot e pyta perëndinë
Para tij u gjunjëzova
Ishte lutje për mëshirë
Një arsye i kërkova.
Ti e bëre gjithësinë
Yjet që ndriçojnë në qiell
Bëre mbret njerëezinë
Ditët që ngrohen në diell.
Bëre dete, oqeane
Bjeshkë, shpate me halorë
Malin, lumin kroje, fllade
I bëre polet gjithë me borë.
Bëre fushat me blerim
Bukuri me plot lulnajë
Bëre zogun kanarinë
Bëre muzgun, agimbardhë.
Në shkretëtirë bëre oaze
Bëre arat me drithnajë
Pemë, lule manushaqe
Më burime me ujëvarë.
Bëre jetën me pengesa
Rrugë të drejta e me kthesa
Bëre të mirin dhe të keqin
Bëre ëngjëllin edhe dreqin.
Racë të verdhë, të bardh e të zinj
Ndërmjet tyre vure kufinj
Bëre miq dhe armiq
Bëre të fortë dhe të ligj.
Bëre tradhëtarë dhe besnikë
Bëre shpirtmirë e shpirtligj
Bëre të varfër dhe të pasur
Dhe të veshur dhe të zbathur.
Oo Zot kam një fjalë për të shprehur
I bëre një ditë monstër e vampirë
Deri sa bëre shkjaun dhe turkun
S`mund të them se je i mirë.