OAK dhe OEMVP shohin shumë mundësi për bashkëpunim
10 tetor 2018
| 11:00
Njohja reciproke dhe shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit mes të dy odave në mënyrë që të kontribuojmë në zhvillimin e biznesit, ishte qëllimi i takimit në mes të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).
Gjatë këtij takimi kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, ka shpalosur misionin dhe aktivitetet që Oda e Afarizmit është duke ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në Kosovë.
Gjithashtu Krasniqi ka theksuar se OAK-u ka identifikuar probleme të shumta të të bërit biznes, andaj u shpreh se është i rëndësishëm bashkëpunimi me një odë me përvojë siç është OEMVP me qëllim të aplikimit të praktikave më të mira.
/Epoka e re/