OAK festoi një vjetorin e themelimit
Me anë të një ceremonie festive Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka shënuar një vjetorin e themelimit të Odës, ku shumë të ftuar ishin pjesë e kësaj kremte.
Në ceremonin festive u fol për suksesin e OAK-së, që përkundër një periudhë kaq të shkurtër kohore, i’a ka dalë mbanë që në bagazhin e saj të numërojë shumë të arritura dhe zgjidhje të problemeve që bizneset kanë adresuar dhe i’a kanë besuar përfaqësimin e tyre OAK-së.
Andaj me një fjali përshëndetëse Kryetari i Bordit të OAK-së, Skender Krasniqi, falëndëroi të gjithë të pranishmit që i janë bashkuar kremtës si dhe foli për të arriturat e OAK-së.
“Oda e Afarizmit të Kosovës ka arritur që brenda një periudhe të shkurtër që të angazhohet në kauza shumë të rëndësishme të biznesore, sidomos në dhënien e rekomandimeve se si mund të mënjanohen një sërë problemesh që ka biznesi”, u shpreh ai.
Fal lobimit të OAK, Krasniqi deklaroi se janë zgjidhur shumë probleme të rëndësishme, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës tërheqjen nga CEFTA si UNIMK, në mënyrë që të prezantohet si Republikë e Kosovës.
Për të uruar OAK-un, i pranishëm në këtë event ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili shprehu mirënjohje për angazhimin e OAK në mbrojtjen e interesave të bizneseve të Kosovës, duke thënë se patriotë janë ata që hapin vende të reja të punës.
Ndërsa profesori i Universitetit të Prishtinës dhe laureat i çmimit “Zietzschmann-Preuss Aëard”për vitin 2017, Bajram Berisha, foli për rëndësinë e bashkëpunimit në mes të universitetit dhe bizneseve.
Në fund Oda e Afarizmit të Kosovës, në shenjë falënderimi dhe nderimi për gjithë anëtarët e saj, ka vendosur të ndajë çertifikata për secilin biznes të të gjitha kategorive.