OAK i bënë thirrje Qeverisë për ndryshimin e Udhëzimeve Administrative
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka mbajtur konferencë për medie lidhur me problemet me të cilat po hasin bizneset e që kanë të bëjnë me ligjin për Miniera dhe Minerale.
Në këtë konferencë u kërkua ndryshimi i udhëzimeve administrative të Ministrisë se Bujqësisë.
Mirjeta Shala, zyrtare për komunikim me biznese, kërkoi që ligji për Miniera dhe Minerale të kthehet edhe njëherë në dëgjim publik. “Kërkesë e jona është që projektligji për miniera dhe minerale të kthehet edhe një herë në dëgjim publik. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ministres së Bujqësisë që të ndryshojnë udhëzimet administrative që do të kishte pastaj ndikim në zhvillimin e vendit”, u shpreh Shala.
Në këtë konferencë OAK kërkoi që të largohet edhe vendimi për ‘Ndalimin e Përkohshëm të ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme’. “Oda e Afarizmit kërkon që të largohet edhe “Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm të ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR” i datës 20.07.2010. Duke pas parasysh dëmtimi që po i bëhet këtyre bizneseve dhe ndikimi në zhvillimin ekonomik të Kosovës nga mos- harmonizimi i ligjeve me udhëzimet administrative me njëra-tjetrën. Oda e Afarizmit përsërit kërkesën për marrjen e hapave më të shpejtë për përmirësimin e kësaj situate”, ka deklaruar Rreze Cana, po ashtu zyrtare për komunikim me biznese.
/Epoka e Re/