OAK kërkon nga dy Qeveritë liberalizimin e tregut të punës

03 tetor 2020 | 13:05

Oda e Afarizmit të Kosovës i’u drejtua me një shkresë Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama përmes së cilës kërkoi që në mbledhjen e dy Qeverive të ngritën si çështje problemet e mëdha me të cilat po ballafaqohen bizneset tona për të regjistruar të punësuarit e tyre nga Shqipëria në Kosovë, për të cilët po ka nevojë shumë biznesi e në veçanti zona e Prizrenit dhe Gjakovës.

“OAK kërkoi të ndërmerren masat e nevojshme për lehtësimin e këtyre procedurave që qytetarët e shtetit Shqiptar të regjistrohen në sistemin tatimor të Kosovës si të punësuar të barabartë në tregun tonë, duke kërkuar që ky problem të jetë në tavolinën e bisedimeve të dy Qeverive që pritet të mbahet nesër me datën 2 Tetor.’ OAK e shqetësuar me këtë sfidë me të cilën po përballen bizneset që kanë të punësuar staf nga Shqipëria dhe me barrierat me të cilat po përballen për tu regjistruar në tregun e punës në Kosovë, kërkon përkrahje në mënyrë që këto formalitete të eliminohen dhe të mundësohet liberalizimi i tregut të punës në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. OAK theksoi që ka probleme të mëdha në këtë drejtim dhe konsideron
që autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të krijojnë lehtësira për këta të punësuar”, thuhet në komunikatë e OAK.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kantautori Hysni Klinaku, ka lansuar video klipin më të ri…