OAK kërkon nga MBPZHR që të procedojë sa më parë Projektligjin për Pyjet
Diskutimi për plotësim ndryshimin e udhëzimeve administrative të cilat tash e disa vite janë duke dëmtuar në shkallë shumë të lartë zhvillimin e sektorëve të bujqësisë, blegtorisë, turizmit dhe minierave ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa.
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), e përshëndeti iniciativën e ndërmarrë nga ministri Mustafa për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.10/2010 me të cilin është rregulluar kufizimi i hapësirës prej 5 hektarë, duke u rritur në deri 20 hektarë si dhe kufizimi i kohëzgjatjes së licencave nga 5 vite rritet në përputhje me licencat e lëshuara nga KPMM.
“Njëkohësisht OAK kërkoi që të iniciohet edhe ndryshim plotësimi i udhëzimeve të tjera të adresuara tash e një kohë tek MBPZHR, e që kanë të bëjnë me uljen e kostos së qirasë nga 2000 euro për ha në vit dhe të trajtohet çështja e sigurimeve bankare, pasi që momentalisht bizneset detyrohen të paguajnë dy garancione të ndryshme bankare për të njëjtën hapësirë, duke iu krijuar shpenzime të dyfishta për operatorët ekonomik. Ministri Mustafa falënderoi OAK-në për takimin dhe njoftoi që janë duke punuar që të procedojnë Projektligjin për Pyjet i cili do të trajtojë dhe zgjidhë shumë probleme të bizneseve, andaj u shpreh i hapur për të bashkëpunuar edhe më tej për krijimin e lehtësirave të operimit për bizneset.
OAK konsideron që kjo nismë do të lehtësojë rrugëtimin drejt zhvillimit ekonomik dhe gjithashtu do të krijojë kushte më të favorshme për investitorët e huaj, nisur nga pasurit nëntokësore që shteti ka”, thuhet në njoftimin e Odës sē Afarizmit.