OAK-u kërkon rritjen e subvencioneve për sektorin e prodhimit të peshkut

26 qershor 2020 | 16:39

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa, përkrahje për rritjen e subvencioneve dhe ndryshimin e masës për sektorin e prodhuesve të peshkut.

Në kërkesën e adresuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është theksuar rritja e subvencione do të ishte e mirëseardhur për këtë sektor.

“Zhvillimi i sektorit të prodhuesve të peshkut po përkrahet nga MBPZHR-ja përmes subvencioneve dhe granteve, mirëpo duke pasur parasysh situatën e krijuar sidomos kohëve të fundit si rezultat i pandemisë kërkohet që për bizneset prodhuese të peshkut të mundësohet ngritja e shumës së paraparë për subvencione nga 0.20 euro në 0.50 euro për kilogram”.

“Grantet nga masa 302 të barten në masën 101, pasi masa 302 kufizon investimet vetëm deri në shumën 50 000 euro, gjë që duke marrë parasysh kostot e larta të shpenzimeve për investimet në hurdha, objekte përcjellëse, mekanizëm dhe pajisje, vlerësohet se kjo shumë nuk mundëson investime sipas planit për zhvillimin e sektorit”, është thënë në kërkesën e OAK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kemail Ademi ka marrë lejen për të luajtur për…