OAK më kërkesa ndaj deputetëve për rimëkëmbjen e sektorit privat

07 gusht 2020 | 13:04

Oda Afarizmit të Kosovës (OAK), sot për herën e dytë ka organizuar aksionin para Kuvendit të Kosovës, ku me këtë rast kanë dorëzuar kërkesat e sektorit privat për deputetet.

Koordinatorja në OAK, Qëndresa Ibrahimi, ka deklaruar se si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga pandemia, subvencionimi i bizneseve nga Qeveria s’ka qenë në nivelin e duhur, andaj OAK i ka dorëzuar deputetëve propozimet e tyre, që do ta ndihmonin rimëkëmbjen ekonomike.

“Ne e dimë se si pasojë e pandemisë bizneset kanë pësuar dëme të mëdha dhe subvencionimi i shtetit, si pasojë e vështirësive që kanë hasur bizneset, deri më tani nuk ka qenë në nivelin e duhur. Ne i kemi dërguar propozimet tona për projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike, të cilat nuk janë inkorporuar në draftin final. Andaj jemi duke kërkuar që kërkesat e bizneseve të sektorit privat të përfshihen në pakon e rimëkëmbjes, me qëllim që të ndihmohen që ta ruajnë stabilitetin e tyre, të mos thellohet edhe më tepër kriza, dhe të ruhen vendet e punës”, ka thënë ajo.

Ndërsa, zyrtarja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Mirjeta Shala, ka deklaruarse në këto kërkesa përfshihen subvencionimi i pagave për periudhën maj, qershor, korrik, gusht, shtator, subvencionimi i qirasë së paku deri me 30 Shtator 2020, si dhe ofrimi i kredive në periudha dy vjeçare, dhe me afat pagese deri në 10 vjet, me garancinë e shtetit 80-100 për qind të shumës.

Shala ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria që të bëhet analizë, dhe në bazë të saj të krijohet pakoja e rimëkëmbjes. “Duke pasur parasysh që kërkesat e odave nuk janë përfshirë në draftin final, ne si odë kemi kërkuar deri më tash nga Qeveria që në pakon e rimëkëmbjes të parashihet një kompensim për stafin, në vlerë prej 220 eurove. Gjithashtu kemi kërkuar që të subvencionohet qiraja në vlere të 50 për qind të saj, të ofrohen kredi në periudha deri në dy vjet, dhe me mundësi të kthimit deri ne dy vjet, kjo pasi që bizneset kanë kërkuar që të kenë një ndihmë direket nga institucionet, si rezultat i pakos së parë e cila është konsiderua më shumë si pako sociale. Ndër të tjera, kemi kërkuar që të bëhet analizë specifike për secilin sektor, dhe në bazë të saj të krijohet pako e rimëkëmbjes. Pra, shfrytëzojmë rastin t’i bëjmë thirrje Qeverisë që ti marr parasysh rekomandimet e bizneseve, dhe të odave të cilat vazhdimisht kanë pasur takime në mënyrë që pakoja finale të del me nevojat konkrete të bizneseve”,  ka deklaruar ajo.

Pos tjerash në kërkesën e Odës së Afarizmit të Kosovës, përfshihet financimi i faturave të energjisë elektrike për ndërmarrjet që gjatë kohës së pandemisë kanë qenë të afektuar, për muajt prill-shtator 2020.

Lirimi nga pagesa e tatimit në fitim, për kompanitë nga industritë që kanë pësuar dëme nga pandemia, për periudhën prill-shtator 2020.

Gjithashtu të ofrohet përkrahje edhe për prodhuesit. Në kërkese thuhet, të lirohen nga tatimet e të gjitha taksave për prodhuesit, duke përjashtuar TVSh-në, nga data 01 qershor deri më 31 dhjetor.

Lirim i plotë i lëndës së parë për prodhues duke respektuar normativat dhe lënda e parë të lirohet sikurse kur blihet jashtë vendit, por dhe brenda vendit.

Krijimi i një arke “Patrioti”, ku çdo produkt vendor subvencionohet në dalje me 10 për qind ulje nga TVSH.

Krahas këtyre kërkesave, Oda e Afarizmit të Kosovës, ka parashtruar kërkesa edhe për likuidet të kompanive, shtyrjes se kësteve të kredisë, ulje të normës së interesit të Bankës Qendrore deri në 1.7 për qind, ligji për përmbarim të pezullohet deri në fund të muajit Shtator 2020, si dhe krijimi i një fondi për Investime dhe Zhvillim, përmes të cilit mund të realizohen të gjitha këto subvencione dhe përkrahje të bizneseve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në seancën e Kuvendit është votuar Rezoluta për të…