OAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me U.C.C.I.AL
Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i të dhënave dhe dokumentacionit, planifikimi dhe organizimin i ngjarjeve, tryezave të rrumbullakëta, konferencave dhe shkëmbim të përvojave në lidhje me të bërit biznes, si dhe lehtësimit në përpilimin dhe lëshimin e dokumenteve të nevojshme për bashkëpunim ekonomik në import dhe eksport të kompanive anëtare.
“Përmes kësaj marrëveshje të bashkëpunimit OAK do të shkëmbej të dhënat dhe dokumentacionin që ka në dispozicion, do të bëhet nxitja e bashkëpunimit tregtar të kompanive anëtare përmes korrespondencës dhe afrimit të kompanive në sferat e biznesit ku operojnë dhe të dy palët do të asistojnë në analizën e nevojave të tregut, duke siguruar kontakte dhe të dhëna që janë në dispozicion të palëve”, është thënë në komunikatën për medie të Odës së Afarizmit të Kosovës.
Me rastin e nënshkrimit të këtij memoradumi palët u dakorduan të zhvillojnë strategji për qasje në punë dhe bashkëpunim në të ardhmen.
Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi theksoi se ideja e kësaj marrëveshje të bashkëpunimi është që gjejë zbatim praktik, duke rritur edhe më shumë bashkëpunimin tregtar.
Përderisa Kryetarja e U.C.C.I.AL-së Ines Muçostepa falënderoj OAK-në me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit, duke potencuar se kjo marrëveshje e bashkëpunimit do t’i hapë rrugë edhe më shumë bizneseve tona.