OAK-u nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Tregtare Kosovaro -Turke
Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, krijimit të lehtësirave për bizneset, shkëmbimit të të dhënave për përkrahje të bizneseve të kompanive anëtare, bashkëpunimit tregtar të kompanive anëtare përmes korrespondencës dhe afrimit të kompanive në sferat e biznesit ku të njëjtit operojnë, Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën Tregtare Kosovaro-Turke e cila nga viti 2008 funksionon në Kosovë.
Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi Oda e Afarizmit të Kosovës do të shkëmbejë të dhënat dhe dokumentacionin të cilin e ka në dispozicion, do të ndihmojnë njëra-tjetrën për organizimin e ngjarjeve të ndryshme me interes për kompanitë anëtare, si: panaire, B2B takime, prezantime, forume, seminare, konferenca dhe aktivitete të ngjashme promovuese, mbështesin dhe lehtësojnë kontaktet në mes të anëtarëve të tyre, që do të ndikojë në afrimin e kompanive anëtare në realizim të planeve dhe aktiviteteve të tyre biznesore.
Kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, ka thënë se do të kenë një bashkëpunim praktik, që bashkërisht të lobojnë në rregullimin e disa çështjeve me rëndësi jetike për të bërit biznes në Kosovë.
Kryetari i Odës Tregtare Turke në Kosovë, Abdurrahman Balkız, ka falënderuar OAK-në me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit, duke potencuar faktin se ky memorandum i bashkëpunimit do të jetë praktik dhe implementues.