OAK: Problemet në sektorin medial janë shqetësuese
Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniq u takua të martën me disa pronar, drejtor dhe përfaqësues të medieve.
Në këtë takim u konstatua se mediat në Kosovë janë duke u ballafaquar me shumë sfida të cilat janë duke e penguar në masë të madhe zhvillimin e saj dhe të cilat ndikojnë në zhvillmin e Kosovës.
“Ky takim i parë i OAK-së me këtë sektor u vlerësua shumë nga të pranishmit, si dhe u theksua që këto janë vetëm disa nga problemet e identifikuara në klimën mediale të të bërit biznes. Të gjithë përfaqësuesit e pranishëm në këtë takim dhe mediat e tjera që nuk patën mundësi të jenë të pranishëm u shprehën të gatshëm që të punojnë së bashku që të ndërmarrin hapat e duhur në mënyrë që të përmirësojnë klimën e të bërit biznes dhe të krijojnë lehtësira për këtë sektor”, është thënë në një komunikatë për medie të OAK-ut.
Ndër problemet e mëdha që janë identifikuar nga OAK janë:
-Mosfunksionimi i ligjit mbi të drejtat autoriale;
-Ligji mbi sponzorizimin ku anashkalohen mediat;
-TVSH-ja për media jo funksionale, sepse mediat lirohen
nga TVSH në shitje, por jo edhe në blerje;
-Mosidentifikimi i IP-ve për Kosovën;
-Mungesa e Domainit;
-Problemet me funskionimit të lirimit të mediave nga importi
e tjera.