OAK rikërkon nga Qeveria largimin e kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset

30 nëntor 2020 | 12:50

Situata e shkaktuar në vend si pasojë e pandemisë ka bërë që sektori privat të mbetet më i godituri e në mesin e të cilëve janë edhe prodhuesit vendor.  Gjendja e tyre ka shkuar duke u rënduar veçanarisht pas masave të  fundit të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kështu është thënë në kërkesën e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), duke e marrë parasysh gjendjen e rëndë në të cilën jemi, ripërsërit kërkesën që të largohet ora policore dhe kufizimet në orar dhe të shtohen masat gjatë 24 orëve.

“Arsyeja qëndron se gjatë gjithë ditës jemi duke parë qarkullim masiv të qytetarëve në shitore, rrugë dhe kafene ku nuk është duke u respektuar pothuajse asnjë rregull si numri i kufizuar në bazë të metrave katrore në një shitore apo market, numri i kufizuar në lokale dhe largësia 2 metra nga tavolina apo numri maksimal prej 5 personave që lejohen të jenë në një tavolinë. OAK  rikërkon heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK që mbanë në vazhdimësi me bizneset”, thuhet në kërkesën e OAK.

OAK kërkon  sërish që çdo vendim që merret për mbyllje të biznesit duhet të shoqërohet me përkrahje financiare, në mënyrë që të ofrohet përkrahje në këtë drejtim. “Ritheksojmë se ne jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për shëndetin tonë, mirëpo krahas shëndetit duhet të mendohet edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë. Andaj, OAK rikërkon largimin e kufizimeve të deritanishme  të vëna nga Qeveria  e Kosovës dhe respektimin në mënyrë restriktive të masave të parapara nga IKSHPK-ja”, është thënë në kërkesë.

Ndërsa, sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike,  i cili edhe më tutje nuk është duke kaluar  OAK kërkon që të përfshihen edhe disa kërkesa të bizneseve si:

 

  • Lënda e parë të trajtohet njësoj sikurse që lirohet nga tvsh kur blihet jashtë vendit, të veprohet njejtë edhe në rastet e blerjes brenda vendit;
  • Të rritet fondi për garanci kreditore në 300 milionë euro, duke iu ofruar kështu mundësi të marrjes së kredive me garancion shtetëror dhe me kamata më të ulëta;
  • Të ulet norma e interesit nga BQK në 1.7%, duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk ka ulur normën pa marrë parasysh situatën në të cilën jemi;
  • Ulja e TVSH-së në ushqim, turizëm dhe hotelieri në 5%, duke situmuluar kështu rritjen e konsumit;
  • Të subvencionohet prodhimi vendor me 10% në dalje në markete dhe eksporti me 10%, në mënyrë që të produktet tona të dalin me çmime konkurruese në tregjet rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka deklaruar se ky subjekt…