OAK: Të ulet në 5 për qind TVSH-ja në turizëm dhe ushqim
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me kërkesë të bizneseve anëtare i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit Hoti dhe institucioneve relevante për uljen e TVSH-së në 5 për qind për sektorin e turizmit dhe ushqimit.
“Kjo është kërkesë e vazhdueshme që janë duke e bërë bizneset, por sipas tyre nevoja tani është edhe më e madhe si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit dhe vështirësive që ka shkaktuar pandemia tek këta sektor, duke qenë ndër më të prekurit e kësaj periudhe”, thuhet pos tjerash në kërkesë.
Sipas OEAK, një stimulim i tillë e sidomos tani do të ndikonte pozitivisht tek këta sektor dhe në rritjen e turizmit brenda vendit.
“Lidhur me këtë, OAK potencon se ka hulumtuar edhe vendet e rajonit, të cilat kanë reduktuar TVSh- në shumë më herët, duke përfshirë Shqipërinë në 6 për qind që nga viti 2017, Maqedonia e Veriut në 5 për qind, Mali i Zi 7 për qind, duke na bërë kështu vendin me TVSH-në më të lartë”, thuhet në letrën e dërguar kryeministrit Hoti.
“Duke rikujtuar që biznesi është në gjendje shumë të rënd si rrjedhojë e mospërkrahjes nga ana e shtetit e sidomos ky sektor i cili është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të përkrahet kjo iniciativë”.
(A. M / Epoka e re)