OAK-u bëhet pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës
15 janar 2018
| 11:31
Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës ka pranuar në radhët e saj edhe Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK), ku së bashku me institucionet e tjera do të japin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.
OAK-u që nga themelimi i saj i ka dhënë mision vetës që të jetë zë i fuqishëm i biznesit dhe tani ka bërë edhe një hap më shumë duke u bërë anëtarë e këtij këshilli.
“Në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, OAK-u do të përfaqësojë interesat e afaristëve duke i adresuar problemet dhe të gjitha barrierat që bizneset kanë për të bërë biznes në Republikën e Kosovës. Në këtë formë do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në Kosovë”, është thënë në njoftimin e OAK-ut.