OAK-u kërkon bashkëpunim të qeverisë Kurti me sektorin privat
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), përshëndet konstituimin e Qeverisë së Kosovës.
OAK ka kërkuar bashkëpunim të qeverisë Kurti me sektorin privat, sidomos tani në kohë të pandemisë.
“Duke uruar që zhvillimi ekonomik i vendit të jetë prioriteti kryesor, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndet konstituimin e Qeverisë së Kosovës me në krye Kryeministrin Albin Kurti. OAK vlerëson se nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes komunitetit të biznesit dhe organeve ekzekutive, mund të arrihet krijimi i një strategjie të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik në vend dhe fuqizimi i sektorit privat, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, e sidomos gjatë periudhës së vështirë me pandeminë me të cilën po përballemi”, është thënë në komunikatën e OAK.
Sipas kësaj komunikate, OAK si çdo herë është e hapur për partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet për klimë shumë më të mirë të të bërit biznes duke dhënë edhe propozime konkrete.