OAK-u kërkon nga ministri i Bujqësisë ndryshimin e mënyrës së subvencionimit
Heqja e udhëzimeve administrative të përkohshme të cilat janë tash e 10 vite dhe ndryshimi i mënyrës së subvencionimit ishin tema kryesore për të cilën Oda e Afarizmit të Kosovës pati një takimin me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës theksuan se problemet e të bërit biznes në sektorin që e mbulon kjo ministri janë të shumta dhe se është nevojë immediate që Qeveria e Kosovës, përkatësisht kjo Ministria e Bujqësisë të merret shumë më shumë në mënyrë që bizneset dhe fermerët të kenë lehtësira më të mëdha dhe ambienti i të bërit biznes në këtë sektorë të ndryshojë pozitivisht.
Gjatë këtij takimi të dy palët u pajtuan për rritje të bashkëpunimit pasi që bujqësia konsiderohet si një sferë e rëndësishme e zhvillimit të vendit.