OAK-u kërkon nga Ministria e Financave kompensim të dëmit që u është shkaktuar bizneseve

07 shtator 2021 | 14:56

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ku si përfaqësuese e mbi 500 bizneseve anëtare, ka kërkuar kompensimin e dëmit të shkaktuar bizneseve nga vendimi i fundit i qeverisë nr.01/32 i datës 28.08.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta lidhur me kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Sipas këtij vendimi, bizneseve dhe punëtorëve iu është kufizuar dhe në disa raste edhe u është ndaluar në tërësi e drejta e punës, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Konventa Ndërkombëtare.

Duke iu referuar këtij vendimi, është kufizuar puna e gjithë operatorëve ekonomikë, duke përfshirë gastronominë dhe hotelerinë.

“Në mënyrë indirekte është prekur puna e të gjithë sektorëve tjerë ekonomikë. Është kufizuar orari i punës për bizneset dhe kështu i janë shkaktuar dëme të mëdha bizneseve dhe njëkohësisht edhe punëtorëve, që filluan paksa të marrin veten nga mbylljet totale dhe kufizimet e shumta që u janë bërë që nga fillimi i pandemisë Covid-19”, është thënë në shkresën e OAK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si trajtohet uji që ne e marrim në krojet tona!?…