OAK-u kërkon nga qeveria t’i ndajë urgjentisht mjetet për punëtorët e sektorit privat

30 mars 2020 | 12:43

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka shprehur shqetësim për siç ka thënë vonesat e marrjes së vendimit të qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat, pas situatës se krijuar me Covid-19.

Kjo odë ka kërkuar nga qeveria që ato mjete  të ndahen ashtu siç është propozuar nga ana e ministrit në detyrë të Financave ditë më parë me korrigjimet e kërkuara.

OAK-u ka konsideruar se në rast se Qeveria e Kosovës nuk merr vendim të shpejtë gjatë kësaj jave dhe nuk i ndahen mjetet punëtorëve dhe bizneseve, ekzekutivi sipas kësaj ode është duke bërë segregacion në mes të të punësuarve në Republikën e Kosovës.

“Arsye është se Qeveria ka ekzekutuar pagat për punëtorët në institucione një javë ma herët, me paga të plota edhe pse 70 për qind  e tyre nuk janë duke punuar, ndërsa të punësuarit në sektorin privat të cilëve me vendimet e fundit të Qeverisë i është ndaluar puna ose e kanë reduktuar stafin, nuk kanë marrë pagë ende dhe nuk dihet se a do të marrin pasi  bizneset e kanë të pamundur që të mbulojnë këto shpenzime si rezultat i mos gjenerimit të të hyrave”, është thënë në reagimin e OAK-ut.

Më tutje, OAK-u ka kërkuar që të merret parasysh propozimi i tyre nga ana e qeverisë që paga të jetë 220 euro dhe kërkesat e tjera të cilat janë dërguar.

“Ne konsiderojmë që shqetësim kryesor për Qeverinë e Kosovës duhet të jetë që të gjithë qytetarët, me përjashtim të atyre që janë të obliguar të dalin, të qëndrojnë në shtëpi dhe të i’u sigurohet minimumi i jetesës”, është thënë në këtë reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tekst shkruesi dhe këngëtari i ‘I Love Rock ‘N’ Roll’,…