OAK-u kundër moratoriumit të propozuar nga ministri Aliu për gurthyesit

01 korrik 2021 | 14:31

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka ngritur shqetësimin e saj ndaj paralajmërimeve se ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të merr vendim mbi moratoriumin për gurthyesit e ri dhe ata në procedurë për pëlqim mjedisor në periudhën qershor 2021 – qershor 2023.

Sipas OAK-ut, vendimi i propozuar për mosvazhdimin e licencave që skadojnë në qershor të këtij viti dhe mospajisjes së gurthyesve të ri me leje përkatëse për të vazhduar me operimin e këtij sektori, është jashtëzakonisht shqetësuese për sektorin minerar, duke marrë për bazë dëmet materiale pas investimeve të shumta në pajisje dhe makineri të cilat iu shkaktohen këtyre të fundit dhe humbjet e qindra vendeve të punës që janë të angazhuar në këtë sektor.

“Bizneset anëtare të OAK-së nga sektori minerar shprehen jashtëzakonisht të shqetësuara lidhur me vendimin i cili pritet të merret, ndërsa theksojnë se pezullimi i punës për një periudhë kohore për dy vjet edhe ashtu pas ballafaqimit me gjendjen pandemike në vend, do të jetë shumë i dëmshëm në të gjitha format. Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që paraprakisht të konsultohet me bizneset duke pasur parasysh se është pikërisht ky sektor i cili preket drejtpërsëdrejti nga një vendim i tillë”, është thënë në reagimin e OAK-ut.

Për më tepër, OAK-u ka sqaruar se nuk është kundër dhënies së licencave të reja, por ka kërkuar që një vendim i tillë të unifikohet me KPMM-në, në mënyrë që së pari ata të ndalojnë dhënien e licencave.

“OAK-u vlerëson se mbrojtja e ambientit është jetike, por e tillë mbetet edhe operimin dhe funksionimi i biznesit dhe ekonomisë së vendit, andaj konsideron se mbajtja e një takimi të përbashkët me bizneset dhe vendosja e disa kritereve bazë të cilat do të mbronin natyrën dhe do të lejonin vazhdimin e punës së këtij sektori do të ishte zgjidhja ideale në të dyja rastet. OAK-u fton edhe publikisht ministrin Aliu në takim së bashku me bizneset e këtij sektori”, është thënë në këtë reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Paradën e Krenarisë”, të enjten bashkë me komunitetin LGBTI…