Obama dhe Clintoni dënojnë sulmin ndaj Izraelit: Ka ardhur koha që bota të bashkohet kundër terrorizmit
Ish-presidentët e ShBA-së, Barack Obama dhe Bill Clinton, kanë dënuar sulmin e përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit.
“Të gjithë amerikanët duhet të tmerrohen dhe të indinjohen nga sulmet terroriste ndaj Izraelit dhe masakrat ndaj civilëve të pafajshëm. Ne lutemi për kthimin e sigurt të atyre që po mbahen peng. Ndërsa mbështesim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit, ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”, shkruar Obama në “X”.
All Americans should be horrified and outraged by the brazen terrorist attacks on Israel and the slaughter of innocent civilians. We grieve for those who died, pray for the safe return of those who’ve been held hostage, and stand squarely alongside our ally, Israel, as it…
— Barack Obama (@BarackObama) October 9, 2023
Obama, sipas “New York Post”, ka pasur një marrëdhënie të ftohtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili në vitin 2015 ka mbajtur një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve të atëhershëm të udhëhequr nga republikanët duke sulmuar marrëveshjen bërthamore të epokës Obama me Iranin.
Nga ana tjetër, pak më vonë, Bill Clinton, ka bërë një deklaratë në mbrojtje të Izraelit.
“Dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist të kryer nga Hamasi në Izrael dhe jam i pikëlluar nga humbja e jetëve njerëzore. Ne jemi pran të gjithëve atyre që janë prekur nga dhuna, përfshirë familjet amerikane.
“Tani është koha që bota të mblidhet kundër terrorizmit dhe të mbështesë demokracinë izraelite. Unë qëndroj me qeverinë e Izraelit dhe të gjithë izraelitët dhe u bëj thirrje që të qëndrojnë të bashkuar. Ka ardhur koha të jemi të bashkuar”, ka shkruar Clintoni në “X”.
Clintoni ka ndihmuar ndërmjetësimin e marrëveshjeve të Oslos të mesit të viteve 1990 midis palestinezëve dhe izraelitëve, të cilat përfundimisht dështuan të sjellin paqen midis dy palëve.
I condemn the horrific terrorist assault carried out by Hamas in Israel, and mourn the senseless loss of life. My heart is with all those affected by the violence, including American families. Now is a time for the world to rally against terrorism and to support Israeli…
— Bill Clinton (@BillClinton) October 9, 2023