Obama dhe Trudeau fotografohen duke pirë birra
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, u takuan përsëri, dhe kësaj here u panë duke pirë birrë në kryeqytetin kanadez, Ottawa.
Ata të dy u takuan në lokalin Big Rig Breweri të premten. Ky takim erdhi pasi që Obama filloi një udhëtim familjar në shtetin më veriorë të kontinentit të Amerikës Veriore.
Trudeau e publikoi fotografinë në Twitter, këtë të diele, gjithashtu edhe llogaria e Big Rig Brewery në ‘Instagram’ publikoi fotografi të stafit me dy liderët.
Mbetet e paqartë se çfarë kanë diskutuar dy liderët.
Kryeministri kanadez në ‘Twitter’ ka shkruar “Gjithmonë kënaqësi të takohesh me Barack Obaman”.
Obama dhe Trudeau njihen për miqësinë e tyre të fuqishme, dhe si duket këtë nuk e kanë harruar edhe pse më Obama nuk është president.