Obama: Koreja Veriore përbën kërcënim serioz
25 mars 2018
| 15:32
Koreja Veriore përbën “kërcënim real”, zgjidhja e të cilit do të kërkojë bashkëpunim ndërkombëtar, ka thënë të dielën ish-presidenti amerikan, Barack Obama në një vizitë në Japoni.
Obama po ashtu ka thënë se SHBA-ja duhet të sigurohet se ka një sistem për të mbrojtur shtetet në rajon nga ndonjë sulm potencial me raketa nga Koreja Veriore.
“Koreja Veriore është kërcënim real”, ka thënë Obama në një fjalim në Tokio, transmeton AFP.
Ai ka shtuar se Koreja Veriore përbën kërcënim serioz jo vetëm në rajon por në gjithë botën.