Obama mund të bëhet pronar i ekipit legjendar të NBA-s

31 tetor 2022 | 13:17

Ish-presidenti amerikan Barack Obama është pjesë e një grupi, që synon të blejë skuadrën e Phoenix Suns. Një lajm që ka befasuar të gjithë, postuar në mediet amerikane dhe që po bën xhiron e botës. Obama është një adhurues i NBA-së dhe shpesh ka bërë parashikimet e tij për skuadra fituese gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Mediet shtojnë se Obama do të jetë personazhi mediatik i këtij grupi biznesmenësh që synon të blejë skuadrën e njohur të NBA-së. Pronari aktual i Suns, Robert Sarver, që ndodhet në krye prej 18 vitesh, pritet të lërë skuadrën dhe është në pritje të ofertave (mes të interesuerve edhe Jeff Bezos).

Një nga ikonat e NBA-së dhe Phoenix Suns, Charles Barkley, ka deklaruar: “Kam dëgjuar që Obama është pjesë e një grupi investitorësh, që synojnë të blejnë Suns. Nëse Obama do të më marrë në telefon dhe më kërkon t’i bashkohem, do ta pranoj me vrap ofertën”. Barack Obama është një tifoz i Chicago Bulls.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në përfundim të…