Obama: Një moment i çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se historia do ta mbajë në mend sulmin e sotëm në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.
Obama tka thënë se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.
“Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, ka thënë Obama, duke shtruar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezulatatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë.
Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore.
Obama u ka bërë thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.
Të mërkurën, mbështetës të dhunshëm të Trumpit kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.