Obezët, ka të ngjarë të vdesin më lehtë nga koronavirusi
Arsyeja pse obezët mund të jenë më të rrezikuar të vdesin nga koronavirusi rezulton të jenë qelizat e tyre të dhjamit, të cilat përbëjnë sasi të mëdha të një proteine që përdoret nga infeksioni për të infiltruar në qelizat njerëzore.
Koronavirusi – i quajtur shkencërisht SARS-CoV-2 – kyçet në receptorët ACE-2, të njohura si “porta” në qelizat brenda trupit, shkruajnë mediat britanike.
Qelizat e dhjamit ndihmojnë në receptorët ACE-2, për të cilët ekspertët thonë se mund të shpjegojnë pse personat obezë kanë më shumë shanse ta përjetojnë më rëndë sëmundjen COVID-19.
ACE-2 ndihmohet, gjithashtu, në qelizat yndyrore të personave me diabet tip 2, një gjendje tjetër shëndetësore me rrezik të lartë, e nxitur nga mbipesha.
Disa studiues tani besojnë se ilaçet e diabetit mund të përdoren për ta luftuar infeksionin dhe pranuan se humbja e peshës, gjithashtu, mund të ketë një përfitim.
Provat nuk janë konkrete, por të dhënat nga pacientët me koronavirus sugjerojnë se personat obezë kanë më shumë të ngjarë të vdesin sesa ata që janë të hollë.