Obiliqi ndan 100 euro për çdo të infektuar me Covid dhe nga 300 euro për familjet e viktimave

11 dhjetor 2020 | 13:07

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë me dije se Kuvendi Komunal ka marrë vendim që t’i mbështetë me nga 100 euro qytetarët e kësaj komune që janë të infektuar me Covid-19, ndërsa familjet e viktimave me nga 300 euro, raporton “Epoka e re”.

Gashi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se për formën dhe mënyrën e aplikimit, ekipet e shtabit emergjent, do t’i njoftojnë të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, sipas listës me testimet PCR të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.

“Me këtë rast, falënderoj asamblistët e kuvendit, për përkrahjen e këtij vendimi, i cili do të shërbejë si përkrahje për të gjithë qytetarë, që sadopak të kompensohen shpenzimet e bëra gjatë trajtimeve mjekësore të virusit Covid-19”, ka thënë Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirim Kastrati shkëlqeu me një gol dhe një asistim në…