Objektet banesore në Podujevë me pamje të re pas përfundimit të punimeve
Në kuadër të projektit për meremetim të objekteve banesore, Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit ka përfunduar fazën e parë dhe të dytë të punimeve për renovimin e objekteve banesore në qytetin e Podujevës.
Faza e parë dhe faza e dytë kanë përfunduar me një investim prej rreth 300 mijë euro, në këto investime janë përfshirë; fasadimi me termoizolim, rregullimi i pullazeve, rregullimi i ollukëve dhe ndërrimi i dyerve dhe dritareve në disa prej objekteve.
Komuna e Podujevës është në procedura të lidhjes së kontratës për fazën e tretë dhe të katërt për meremetimin e objekteve të parinovuara, ku vlera e kontratës parashihet të jetë 250 mijë euro.
Komuna do të vazhdojë me implementimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët në banesa kolektive.