Objektet që prekin qiellin, njihuni me 10 godinat më të larta në botë (Fotot)
Guangzhou CTF Finance Center – Guangzhou, Kinë – 530 metra – 112 kate
Godinat e larta nisën të ndërtoheshin fillimisht më shumë se një shekull më parë. Në shumë qytete të botës, qiellgërvishtësit janë bërë simbol i jetës në metropol. Që prej fundit të viteve 1800, deri në shekullin XXI, godinat janë bërë gjithnjë e më të larta.
Por edhe pse rekordi për godinën më të lartë është thyer shpesh dhe do të vazhdojë të thyhet ndërsa ndërtohen gjithnjë e më tepër, në fotogalerinë e mësipërme mund të shihni 10 ndërtesat më të larta në botë që janë të përfunduara dhe në përdorim.
Taipei 101, Tajvan – 508 metra – 101 kate
Kulla CITIC, Pekin – 527,7 metera – 109 kate
Tianjin CTF Center, Tianjin, Kinë – 530 metra – 96 kate
Guangzhou CTF Finance Center – Guangzhou, Kinë – 530 metra – 112 kate
One World Trade Center – Nju Jork, SHBA – 541,3 metra – 104 kate
Lotte World Tower, Seul, Kore e Jugut – 555 metra – 123 kate
Ping An IFC, Shenzen, Kinë – 599,1 metra – 115 kate
Royal Clock Tower, Mekë, Arabi Saudite – 601 metra – 120 kate
Shanghai Tower, Shanghai, Kinë – 632 metra – 126 kate
Burj Khalifa, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – 828 metra – 163 kate