Objekti i Kuvendit të Kosovës vishet me ngjyrat kuq e zi
Objekti i Kuvendit të Kosovës është veshur sot me ngjyrat e flamurit kombëtar në nder të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Atmosfera festive sot ka mbretëruar gjatë tërë ditës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, me aktivitete të shumta për ndër të kësaj feste.
Në sheshet e Prishtinës ka pasë një numër të madh të qytetarëve që kanë dalë të festojnë këtë ditë.
Shqiptarët për çdo 28 Nëntor festojnë gjithashtu edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili po të ishte gjallë sot do t’i mbushte 69 vjet.
28 nëntori pos shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, shënon edhe një ngjarje tjetër madhore në historinë e shqiptarëve.
Pikërisht me këtë ditë, 27 vjet më parë u konfirmua se Kosova kishte nisur edhe zyrtarisht rezistencën e armatosur kundër aparatit ushtarako-policor të Sllobodan Millosheviqit. Në vitin 1997-të, në Ditën e Flamurit, doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.