Objekti që ka shërbyer si burg, konsullatë, spital dhe komunë

03 qershor 2019 | 19:22

Platforma ‘Vivid Kosovo’ e cila përmes fotografisë prezanton historinë e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës. Ideja e platformës Vivid Kosova është të punojë me fotostorie do të thotë fotografi që shpjegojnë histori.

Koncepti i fotostorieve është një koncept digjital relativisht i ri, por mjaft interesant.

Platforma ‘Vivid Kosovo’, ka filluar të sjell për lexuesit e rrjeteve sociale shumë gjëra historike dhe arkeokogjike që gjenden në Kosovë.  Së fundi ka sjellë para lexuesve disa fotografi të një objekti të vjetër të ndërtuar në Prizren në shekullin e XIX. Historinë e këtij objekti e ka plasuar në gjuhën shqipe dhe angleze.

Ky objekt është i ndërtuar në qytetin e Prizrenit në shek. XIX. Objekti në foto ka një histori mahnitëse. Gjatë kohës së Perandorisë Otomane, për disa dekada aty ishte e vendosur Konsullata Austro-Hungareze. Më vonë, në periudhën para Luftës së Dytë Botërore u shfrytëzua si burg nga shteti i asokohsshëm, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene. Në mesin e prizrenasve burgu është i njohur për shkak se një grup të burgosurish shqiptarë, nga njëra prej qelive arritën të shponin një kanal mbi 300 metra të gjatë nëntokësor me një lugë ushqimi. Pas gërmimeve, të burgosurit u arratisën për të dalë në mal si kaçakë. Ndërtesa gjithashtu shërbeu si ndërtesë e Kuvendit Komunal dhe Spital. Aktualisht, disa familje jetojnë aty.

*

Built in the XIX century in the city of Prizren, this building has a fascinating history. For several decades during the Ottoman Empire period, the Austro-Hungarian Consulate was accommodated there. In the period before #WWII it was transformed into a prison. The prison is well known among Prizren citizens for the fact that several Kosovar-Albanian prisoners managed to escape by opening a 300 meter underground canal with a metal spoon. The building also served as a Local Assembly and Hospital. Currently, it serves as home to several families.

#vividkosovo #visitkosovo #visitprizren #prizren #photo #photography #old #kosovo #kosova #vilayet #history #sight #Balkans #photooftheday

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ramiz Sadiku” i Agron Mecinajt ka arritur të fitoj bindshëm…