Objektivi i Realit dhe Barçës, Davies kërkon bonus prej 15 milionë eurosh
Objektivi i Real Madridit dhe Barcelonës, Alphonso Davies, ka kërkuar një bonus nënshkrimi prej 15 milionë eurosh nga blerësit e mundshëm, sipas “SPORT”.
Kontrata e kanadezit me Bayern Munchen do të përfundojë në verën e vitit 2025 dhe ai duket se do të largohet me kosto zero. Si Barça ashtu edhe Reali raportohet se janë të vetëdijshëm për kushtet që Davies ka vendosur dhe do të jetë interesante të shihet nëse ata do të vazhdojnë ta ndjekin.
Mbrojtësi i majtë mund të nënshkruajë një para-kontratë në janar 2025. Mbetet për t’u parë nëse Barcelona ose Real Madrid do t’i afrohen atij në merkaton e janarit. Kanadezi ka bërë 204 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Bayernit, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 32 asiste në total. Në nivel ndërkombëtar, ai ka luajtur 55 herë me Kanadanë, duke shënuar 15 gola.