Oblak nuk e përjashton kalimin në Premier Ligë

30 prill 2021 | 16:40

Portieri i Atletico Madrid-it, Jan Oblak, e ka lënë të hapur derën për një transferim në Premier Ligë.

Përfaqësuesi i Sllovenisë ka shkëlqyer te gjiganti evropian që kur iu bashkua nga Benfica më 2014.

“Tash jam në Spanjë që shtatë vjet. Le ta shohim, jam ende i ri. Jo edhe aq i ri, por ende i kam disa vite para meje” , ka thënë Oblak në një intervistë me ekspertin e futbollit, Guillem Balague.

“Gjëjam ë e rëndësishme për mua është shpresa që nu vuaj nga ndonjë lëndim. Le ta shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ronald Koeman është dënuar për dy ndeshje pas kartonit të…