
Oborri i QKUK-së mbushet me qytetarë që dëshirojnë ta shohin Hashim Thaçin
13 mars 2025
| 13:03
Pas lajmit se ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në QKUK për të vizituar babanë e tij të sëmurë, oborri i kësaj klinike është mbushur me qytetarë.
Në disa foto të publikuar në medie shihet një numër i madh i njerëzve që kanë dal për të parë Hashim Thaçin kur te largohet nga klinika ku është i shtrirë babai i tij.
Në oborrin e QKUK-së shihet edhe një numër i madh i mediave.