OBRIE paralajmëron fitoren e APN-së në Preshevë
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE), ka bërë një analizë lidhur me zgjedhjet për pushtetin lokal në Komunën e Preshevës, të cilat do të mbahen më 24 dhjetor.
OBRIE ka përshkruar gjendjen e partive politike dhe koalicioneve të reja si dhe parashikimet për formimin e qeverisë së ardhshme lokale. Sipas hulumtimit të titulluar “Kush do ti fitoj zgjedhet në Preshevë “, të cilin e ka siguruar agjencia e lajmeve INA, bëhet e ditur se Alternativa për Ndryshime ka momentin më të duhur për të fituar këto zgjidhje, duke pasur parasysh dobësimin e PVD-së dhe fraksionimin e Partisë Demokratike Shqiptare.
OBRIE vlerësoi se Partia për Veprim Demokratik dhe ish-lideri i saj, Riza Halimi ka zhgënjyer opinionin publik për ndryshimet kozmetike në parti, duke mos ofruar figurë të re dhe lidership të fuqishëm brenda partisë.
Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e cila drejtohet nga lideri, Ragmi Mustafa pritet të shënoj rezultat të mirë, por jo të mjaftueshëm për të dalë fituese e zgjedhjeve. Kjo për faktin se gjatë krizës politike për pushtetin lokal, ky subjektë politik u fragmentalizua në dy fraksione. Ndonëse krahu i Mustafës duket më i fuqishëm, fraksioni tjetër Lëvizja për Reforma në PDSH-së ka një numër relevant të simpatizantëve.
Një tjetër arsye për rezultatet e dobëta të PVD-së dhe PDSH-së është edhe konsumimi i tyre, për faktin se një periudhë të gjatë kohore kanë qeverisur, derisa kanë munguar rezultatet e prekshme për qytetarët.
Lidhur me forcën e re në Preshëve, Alternativa për Ndryshime, e cila drejtohet nga lideri Shqipërim Arifi, në analizë theksohet se, ky subjekt do të tuboj një numër të madh të votuesve të rinj, të votuesve nga diaspora dhe të papërcaktuarit për asnjë parti tjetër politike.
OBRIE vlerëson se politika pragmatike e liderit të ri të ardhur nga Gjermania do të fitoj më tepër se gjysmën e votave të përgjithshme në këtë komunë. “Kjo situatë do ti mundësoj atij që së bashku me partitë e vogla ose eventualishtë ndonjë koalicion të gjërë ta drejtoj Komunën e Preshevës për katër vitet e ardhshme. Edhe forcat politike serbe do të kenë rolin e tyre në këto zgjedhje, për faktin se flitet që serbët në fund të këtij procesi zgjedhor do ti kenë dy këshilltarë në Kuvendin komunal të Preshevës”, vlerëson OBRIE. (INA)