O’Brien: Mundësi reale që Ballkani Perëndimor të bëhet së shpejti pjesë e BE-së

22 janar 2024 | 11:19

Zëvendësndihmëssekretarin amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien është deklaruar para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian në Shkup, ku janë mbledhur gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

O’Brien ka potencuar se Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët, pasi sipas tij, do të ketë një format më ndryshe.

Ai ka theksuar se do të krijojnë mundësi që të qytetarët e këtij regjioni të bëhen pjesë e unionit së shpejti.

“Kjo është hera e dytë që jam në dy muaj. Jam i nderuar që jam këtu, i kënaqur që po Maqedonia e Veriut është nikoqir. ShBA-ja ka qenë gjithmonë me Maqedoninë e Veriut, jemi krenar që jemi aleatë, që punojmë me këtë qeveri”, ka thënë O’Brien.

O’Brien ka thënë se nëse bëhen reforma të caktuara, kompanitë dhe njerëzit do të kenë liri për të lëvizur për të punuar ku të duan.

Ai ka thënë se është një mundësi reale që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit së shpejti.

“Ne do të zhvillojmë ide praktike që do të lejojnë njerëzit që ta zhvillojnë ekonominë. Ky regjion ka shumë iniciativa. Ne pajtohemi publikisht që gjashtë shtetet të punojnë së bashku që njerëzit e këtij regjioni që të kenë mundësi reale dhe mund të bëhen pjesë e unionit së shpejti. Ky është një moment i mirë që të ecim përpara”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar trajnimin “Harr…