O’Brien: Qeveria nxit dyshime se s’është e interesuar për jetë normale, pasoja më e madhe e moskoordinimit ishte dështimi në KiE

21 tetor 2024 | 12:18

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Evroaziatike, James O’Brien ka folur për pasoja ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të qeverisë Kurti pa pakoordinim me ShBA-në.

Ai ka thënë se kjo sjellje e Kosovës nxit dyshime se qeveria “është më shumë e interesuar për të treguar fuqi”.

“Për atë që përmendet se a janë gjërat të koordinuara apo jo… unë kam folur publikisht se sjellja e Prishtinës për t’u mos u koordinuar me ne dhe NATO’n nxit dyshime se ajo qeveri më shumë është e  interesuar për të treguar fuqi se sa për të mundësuar jetë normale”, ka thënë O’Brien në një intervistë për “RTS”-në në Beograd.

Më tutje, ai ka përmendur dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës (KiE) në maj.

“Nuk pajtohem me ju se s’ka pasoja, ka disa pasoja për Kosovën, më e madhja ishte që vende të mëdha të Evropës nuk votuan që Kosova të inkuadrohet në institucionet e tyre. Kosova mbetet mbrapa krahasuar me vendet tjera ballkanike. Krejt kjo ndodhë për arsye se ata marrin disa vendime të pakoordinuara”, ka thënë O’Brien, duke treguar se në cilat raste ShBA-ja vendos sanksione.

“Nuk spekulojmë për këtë. Zakonisht sanksione zbatojmë kur ka problem të korrupsionit dhe shkelje të drejtave të njeriut. Ne duam që vendet të mësohen t’i zgjidhin problemet e tyre siç bëjnë vendet moderne evropiane . Kjo bëhet me bisedime dhe shpërblime ekonomike. Atë që ua them politikanëve kosovarë është se duhet ta hapin ekonominë e tyre nëse duan të kenë sukses, e kjo nënkupton hapjen e pikëkalimeve kufitare”, ka thënë O’Brien.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në shifra…