O’Brien thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë po shënojnë progres
Këshilltari për Siguri i SHBA-së, Robert O’Brien ka bërë me dije se ka progres në takimin në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet më vonë, teksa tha se janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik.
“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Po shikojmë përpara për bisedimet e reja këtë pasdite”, ka deklaruar O’Brien.
“The leaders of #Serbia and #Kosovo are already making progress. Our conversations this morning centered on bolstering economic ties and #EconomicNormalization. Looking forward to further discussion this afternoon.” – NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/IiinYFzK2n
— NSC 45 Archived (@WHNSC45) September 3, 2020