O’Brieni dhe Hovenieri mbjellin pemë në nderim dhe kujtim të Kaidanowit
21 tetor 2024
| 17:01
Në nderim të veprës së diplomates amerikane, Tina Kaidanow, e cila është ndarë nga jeta ditë më parë, ndimëssekretari i Shtetit, Jim O’Brien i është bashkuar nismës për mbjelljen e një peme.
Lajmin e ka bërë me dije, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se kjo pemë do të qëndrojë simbol i trashëgimisë së Kaidanow si ambasadorja e parë amerikane në Kosovë.
“Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, ka thënë Hovenieri, ndërsa mesazhin e tij e ka shoqëruar edhe me një fotografi të ku shihen bashkë me O’Brienin.