O’Brieni kërkon nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë plotësisht marrëveshjen e Ohrit

22 janar 2024 | 13:56

Ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për medie pas konferencës “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”, ka ka folur shkurtimisht edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ShBA-ja e përkrahë fuqishëm marrëveshjen e Ohrit që është arritur në mars të vitit të kaluar në Maqedoni të Veriut.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Ohrit.

“Ne mbështesim fuqimisht udhërrëfyesin e Ohrit, që është miratuar në mars të vitit të kaluar dhe të dy shtetet duhet të duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht”, ka thënë O’Brieni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
273 persona janë  vënë nën prangat e Policisë së Shtetit,…