
OBSh: Çdo dy minuta një grua në botë vdes gjatë lindjes
18 mars 2025
| 08:01
Çdo dy minuta, një grua shtatzënë ose gjatë lindjes humb jetën në botë.
Të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se hemorragjia, e cila ndodh kryesisht gjatë ose pas lindjes, është përgjegjëse për gati një të tretën (27%) e vdekshmërisë së nënave.
Më pas vijnë vdekjet për shkak të çrregullimeve hipertensive, me 16%.
Raporti i OBSh-së, gjithashtu, thekson se rreth një e treta e grave – kryesisht në vendet me të ardhura më të ulëta – ende nuk marrin kontrolle thelbësore pas lindjes në ditët e para pas lindjes.