OBSh: Covid-19 mund të jetë më agresive në Afrikë

07 maj 2020 | 13:42

Ndërkohë që pandemia e Covid-19 tanimë është zbutur disi në pjesën më të madhe të vendeve evropiane dhe ku qytetet po hapen gradualisht, vëmendja është e përqendruar në pjesën tjetër të botës.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom ka deklaruar se tani sytë duhet të drejtohen drejt Evropës Lindore, Afrikës, Azisë Juglindore dhe Lindjes së Mesme.

Ai ka paralajmëruar qeveritë që të menaxhojnë me kujdes vendimet për lehtësimin e masave të izolimit, pasi rreziku i kthimit të virusit është shumë real.

Sipas kreut të OBSh, Afrika mund të bëhet vatra e re e epidemisë së koronavirusit.

Po ashtu në këtë vend ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të sëmundjes në zonat e mbipopulluara ku nuk është e mundur të respektohen masat për distancim social dhe ku shumica nuk kanë kushte elementare higjienike.

Adhanom i ka bërë thirrje të gjitha vendeve kryesisht ku ka edhe sëmundje të tjera prezente, që të jenë të gatshme të testojnë, trajtojnë dhe izolojnë të infektuarit. Nga ana tjetër duhet të shtohet kujdesi për të gjithë ata që i rikthehen punës dhe shkollës kur higjiena duhet të jetë e lartë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Prokuroria e Shtetit, kanë…