OBSH: Italia reagoi fuqishëm ndaj koronavirusit
Organizata Botërore e Shëndetësisë në një video të publikuar në rrjetin social “Twitter” ka rikthyer vëmendjen te Italia, ndërsa shprehet se reagoi fuqishëm përballë situatës së COVID-19.
“Itali është vendi i parë perëndimor që u prek nga koronavirusi. Qeveria dhe komuniteti me të gjitha përpjekjet reaguan me forcë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Me vendosjen e një serie masash kufizuese arritën të rikthen në normalitet”, shkruan OBSH në rrjetin social “Twitter”.
#Italy 🇮🇹 was the first Western country to be heavily affected by #COVID19. The government & community, across all levels, reacted strongly & turned around the trajectory of the epidemic with a series of science-based measures. This video tells the story of 🇮🇹’s experience. pic.twitter.com/ZjGNAuZnyl
— World Health Organization (WHO) (@WHO) September 25, 2020