OBSh-ja dhe Banka Botërore i japin Kosovës 15 milionë euro

18 mars 2020 | 10:23

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për ta luftuar koronavirusin. Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, në një konferencë për shtyp. “Javën që vjen do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion nga OBSh-ja. Gjithashtu, jemi njoftuar nga OBSh-ja se janë ndarë 7 milionë euro që do të ndihmojnë me furnizimet në institucionet shëndetësore të çdo niveli. Banka Botërore ka ofruar mbështetje në aktivitetin ndaj masave kundër Covid 19 me vlerë prej 7.9 milionë eurosh”, tha Vitia.

Ministri shtoi se kanë filluar edhe donacione të ndryshme në materiale dhe mjete të tjera të distributorëve lokalë, por edhe individëve në shenjë solidariteti.

Deri më tani numri zyrtar i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar dy zëvendësministra të ri…