OBSh-ja e bindur: Kina po fsheh numrin e të vdekurve nga Covidi

12 janar 2023 | 08:05

Kina vazhdon ta ulë numrin e të vdekurve nga Covidi, por jep shumë informacion për epideminë, tha shefja e sektorit teknik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për COVID-19, Marija van Kerkhove.

“Na mungojnë disa informacione shumë të rëndësishme dhe ne po punojmë me Kinën për t’i plotësuar ato boshllëqe”, shtoi Kerkhove.

Më 8 janar Kina rihapi kufijtë dhe hoqi karantinën për vizitorët ndërkombëtarë për herë të parë në gati tre vjet, edhe pse vendi përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit.

Drejtori i komisionit shëndetësor për provincën qendrore të Henan, Kan Quanchenggu, tha më 8 janar se pothuajse 90 për qind e popullsisë është e infektuar me virusin korona, gjë që bie ndesh me të dhënat e COVID-it të publikuara nga qeveria në Pekin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati gjysma e ekspertëve kryesorë të politikës së jashtme besojnë…