OBSH-ja e shqetësuar për infektimin e tifozëve
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar një monitorim më të mirë të spektatorëve të kampionatit evropian të futbollit
Në një deklaratë për shtyp, drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u shpreh se një javë më parë numri i rasteve të reja u rrit me 10% për shkak të rritjes së numrit të udhëtimeve.
Ai u shpreh se miliona njerëz nuk janë vaksinuar ende dhe varianti Delta e i Covid po përhapet shumë shpejt në Evropë.
Apeli i përbashkët i ekspertëve është vaksinimi i sa më shumë njerëzve të jetë e mundur, dhe aktualisht vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane për Mjekimet janë katër. Por vatrat e infektimit po shtohen kudo: Britani e Madhe, Francë, Rusi, Portugali, Spanjë dhe Itali. Brukseli i ka kërkuar shteteve anëtare që të koordinohen në rast emergjence.
Qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve u shpreh se brenda fundit të muajit gusht, varianti delta do të përfaqësojë 90% të rasteve të reja me Covid në Bashkimin Evropian. Deri tani 63% e evropianëve duhet ende të marrin dozën e parë të vaksinës.