OBSH-ja e shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid-19 në Evropë dhe Amerikën Veriore

16 nëntor 2020 | 19:57

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se organizata është “jashtëzakonisht e shqetësuar” nga rritja e numrit të rasteve me koronavirus veçanërisht në Evropë dhe Amerikën Veriore.

Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu shpresë për “lajmet inkurajuese” për vaksinat anti-COVID dhe tha se është optimist se ato do ta luftojnë pandeminë në muajt në vijim, transmeton AP.

Mbi të gjitha, shefi i OBSH-së shprehi shqetësimin për punonjësit e shëndetit në shumë shtete të cilët janë përballur me vështirësi krahas rritjes së rasteve të të infektuarve të cilët kanë mbushur spitalet.

Tedros ka thënë se vetë ai nuk është testuar për COVID-19, pas kontaktit me një person që kishte rezultuar pozitiv, për shkak se tha se nuk kishte simptoma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron HOTI-  Ekonomisë së Kosovës i kanë ndodhur tetë…