OBSH-ja mban asamblenë e 73-të, ndër të parët fjalimi i presidentit kinez

18 maj 2020 | 11:57

Në mes të polemikave midis Perëndimit dhe Kinës për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetit përpiqet të qetësojë situatën.

Në Asamblenë e përgjithshme te 73-të të OBSH-së, e cila do të hapet sot, menaxheri i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus ftoi presidentin kinez Xi Jinping të mbajë një fjalim.

Do të jetë një fjalim me video. Ghebreyesus, në një postim në Twitter, kujtoi se do të jetë asambleja e parë virtuale e OBSH-së dhe “një mundësi për liderët botërorë të angazhohen për të luftuar së bashku, në unitet dhe në solidaritet! Është mënyra e vetme për të ndaluar pandeminë dhe për ta mbajtur botën të sigurt”.

Kina është kritikuar shumë për menaxhimin fillestar të Covid 19 dhe në javët e fundit gjithmonë ka kundërshtuar me forcë idenë e një hetimi që mund të përcaktojë përgjegjësitë e tij. Vetë OBSH rrezikon të akuzohet.

Sulmet e javëve të fundit nga Presidenti Amerikan Donald Trump i cili kishte njoftuar qëllimin e tij për të tërhequr kontributin e SHBA në organizatë kanë dobësuar institucionin që përballet me një krizë globale shëndetësore me shumë viktima. Për arsye sigurie, ndër të tjera, do të jetë asambleja e parë që do të mbahet pa takime fizike që nga themelimi i saj në 1948.

Tetë javë të zakonshme të punës janë reduktuar në dy ditë diksutime nga ministrat e Shëndetësisë dhe përfaqësuesit e tjerë të 194 shteteve anëtare. Asambleja do të fillojë në sot më 18 maj mnë orën 12:00 dhe do të përfundojë nesër në 19 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ministrja në…